Rreth 70,200 pasagjerë kanë udhëtuar nga / drejt portit të Durrësit në dy muajt e parë të vitit 2022.
Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë periudhës Janar-Shkurt 2022, tragetet të linjës Durrës-Bari / Ankona dhe anasjelltas kanë kryer 136 lundrime.
Po të njëjtat burime saktësojnë se 46,169 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 24,028 pasagjerë janë regjstruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje prej 13,689 pasagjerë më shumë që kanë përdorur transportin detar për të hyrë apo dalë nga vendi ynë.
Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve përgjatë kësaj periudhe dy mujore.