STATISTIKA/ Nëntor 2020, rriten me 29% volumet tregtare të përpunuara në Portin e Durrësit/ 16 dhjetor 2020

Gjatë muajit nëntor 2020 në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 380 mijë tonë mallra, ose 85 mijë tonë më shumë se sa në muajin nëntor 2019.

Që nga fillimi këtij viti, kjo është shifra më e lartë përpunimit mujor nga anijet tregtare dhe tragetet.

Krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar rritja e volumeve të përpunimit ka shënuar një rritje prej 29% .

Nga të dhënat zyrtare të APD-së mësohet se gjatë muajit që lamë pas në portin më të madh të vendit janë përpunuar 59 anije tregtare dhe 71 tragete gjithsej, me një volum të përgjithshëm prej 380,257 tonë.

110,527 tonë i përkasin eksporteve të mallrave shqiptare, ndërsa 269,730 tonë të tjera janë mallrat e importit që kanë mbërritur në Durrës.