STATISTIKA/ Nëntor 2020, tragetet kanë transportuar 2% më shumë mallra se e njëjta periudhe e një viti më parë/ 10 dhjetor 2020

Sasia e mallrave që janë trasportuar nga tragetet gjatë muajit nëntor 2020 është më e lartë se sa ajo e së njejtës periudhë të vitit 2019-të.

Statitikat zyrtare nga APD, bëjnë me dije se gjatë muajit që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar 80,442 tonë mallra, ose 2% më shumë se sa nëntorin e vitit të kaluar.

Megjithëse kanë kryer vetëm 71 lundrim vajtje – ardhje, ndaj 78 të tilla gjatë një viti më parë, tragetet e linjave Durrës-Bari-Ankona(dhe anasjelltas), në muajin që lamë pas kanë transportuar 6,794 kamionë dhe trailerë me mallra, thuajse i njejti numër me ato të transportuara në nëntor 2019-ës.

Numri i udhëtarëve me tragete vazhdon të jetë i ulët për shkak të kufizimeve të ndërmarra nga vendet fqinje, si pasojë e pandemisë nga Covid-19.