Statistika/Performanca e Portit të Durrësit në dy muajt e parë të 2025

18 Mars 2025

Dy muajt e parë të vitit 2025 kanë sjellë një rritje të konsiderueshme në volumin e mallrave të përpunuara në Portin e Durrësit, me mbi 548 mijë tonë mallra të përpunuara, duke shënuar një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. 

Sipas të dhënave analitike të APD-së, mbi 405 mijë tonë mallra janë importuar, ndërsa rreth 143 mijë tonë janë transportuar për eksport, duke reflektuar një rritje rreth 28% në importet krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar. 

Volumi i njësive konteinerike ka njohur gjithashtu një rritje prej 2%, në total 28,773 TEU në krahasim me 28,225 TEU në janar-shkurt 2024, ndërkohë që në 6 kalatat e kompleksit portual Durrës-Porto Romano janë akostuar 272 mjete lundruese, një shifër më e lartë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. 

Për sektorin e udhëtarëve, janë regjistruar hyrje-dalje me rreth 79 mijë pasagjerë, me një rritje prej1% që reflektohet edhe në shifrat e mallrave të transportuara me tragete të cilat jane rritur me 2% gjatë kësaj periudhe.