STATISTIKA/ Porti i Durrësit, rriten eksportet dhe përpunimi i konteinerëve gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026

22 qershor 2026

Treguesit operativë të pesëmujorit të parë të vitit 2026 tregojnë rritje të aktivitetit portual në Portin e Durrësit, veçanërisht në segmentet e eksporteve dhe të transportit të konteinerizuar.

Gjatë periudhës janar–maj janë përpunuar gjithsej 1,684,418 tonë mallra, ose 6.78% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, eksportet kanë arritur në 519,707 tonë, duke shënuar një rritje prej 40% më shumë se vitin e shkuar.

Ecuri pozitive ka regjistruar edhe terminali i konteinerëve, ku janë përpunuar 108,377 TEU, ose 29% më shumë se një vit më parë. Volumi i mallrave të transportuara me konteinerë ka arritur në 1,055,361 tonë, me një rritje prej 35% në raport me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në sektorin e trageteve janë përpunuar 193,428 pasagjerë dhe 83,663 mjete, duke reflektuar vazhdimësinë e flukseve të udhëtarëve dhe transportit rrugor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Të dhënat e pesëmujorit të parë të vitit konfirmojnë ecurinë pozitive të aktivitetit portual dhe rëndësinë e Portit të Durrësit në mbështetjen e tregtisë së jashtme dhe të lidhjeve të transportit detar të vendit.