Më shumë se 380 mijë tonë mallra të ndryshme, janë transportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti.
Shifra është 26 % më e lartë sa sa ajo e 5-mujorit të vitit 2020, kur tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim transportuan vetëm 303 mijë tonë mallra – mësohet nga sektori i statistikave të Autoritetit Portual Durrës .
Tragetet nga Durrësi kanë kryer 362 lundrime në këto 5 muaj, ndërsa e gjithë sasia e mallrave ka qenë e ngarkuar në në 32,957 kamionë dhe trailerë, të gjitha shifra më të larta se sa një vit më parë.