Statistika/ Rriten me 7% hyrje-daljet e pasagjerëve nëpërmjet Portit të Durrësit/ 6 qershor 2023

Mbi 240,000 pasagjerë dhe 95,036 automjete kanë udhëtuar nga/ drejt Portit të Durrësit përgjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, 111,395 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 127,784 në dalje, ose në total, 15,881 pasagjerë më shumë se 6 mujori i parë i vitit paraardhës.

Ndërkohë, dhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 2,079 automjetesh më shumë ne raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Tragetet gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 kanë kryer gjithsej 439 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas, duke transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.

Po të njëjtat burime saktësojnë se edhe muaji qershor reflekton një rritje të konsiderueshme në masën 13% sa i përket transportit të pasagjerëve me tragete nga ku janë përpunuar rreth 50,000 pasagjerë dhe 18,670 automjete, respektivisht 5,650 pasagjerë dhe rreth 10,430 automjete më shumë, në raport me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë që me çeljen e sezonit veror, ka nisur edhe aplikimi i masave shtesë të shërbimeve në terminalin e trageteve për përballimin e fluksit progresiv në hyrje-daljet e udhëtarëve, të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve.