STATISTIKA/ Si ka evoluar përpunimi i konteinerëve në 10 vite në Portin e Durrësit/ 23 shkurt 2021

Numri i konteinerëve të përpunuar në portin e Durrësit gjatë 10 viteve të fundit thuajse është dyfishuar.

Nga Statistikat periodike të publikura në faqen zyrtare të APD-së, mësohet se në gjatë vitit 2020 në Terminalin e Konteinerëve janë përpunuar gjithsej 138,477 TEU (njësi konteinerike), ndërsa 10 vjet më parë, në vitin 2011 numri i TEU të përpunuar arrinte në 80,744 njësi konteinerike.

Në Terminalin e Konteinerëve gjatë vitit 2011 janë ankoruar për përpunim 127 anije të specializuara, ndërsa numri i tyre në vitin 2020 ka arritur në 190 gjithsej, me një volum të përgjithshëm mallrash prej mbi 1 milion e 549 mijë tonë.

Volumet e punës në Terminalin e Konteinerëve gjatë gjatë 10-vjeçarit të fundit kanë shënuar një rritje graduale me shifra më të mira në vitet 2019 – 2020.