Stërvitja rajonale “AdriJon Livex 2015”, anijet në portin e Durrësit

Sot paradite kanë mbërritur në portin e Durrësit një grup anijesh ushtarake të vendeve të rajonit, të cilat do të marrin pjesë stërvitjen “AdriJon Livex 2015”.

Nga burimet e Komandës së Forcave Detare mësohet se në stërvitjen që do të zgjasë 4 ditë marrin pjesë anije nga vendet e rajonit si Shqipëria, Italia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Gjatë këtyre ditëve janë programuar vizita të ushtarakëve të huaj në monumentet arkeologjike dhe qendrat historike të qytetit të Durrësit.

Anijet ushtarake janë ankoruar në kalatat 4 dhe 5 dhe forcat e FSPD kanë marrë masa për sigurimin e zonës. Ndërkaq, në kalatat e tjera vazhdon nomalisht veprimtaria përpunuese për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve me mallra.