Studentët e Universitetit Tampere (Finlandë), vizitë njohëse në portin e Durrësit

Një grup studentësh të Universitetit të Tamperes në Finlandë zhvilloi sot në mesditë një vizitë njohëse në portin e Durrësit.

Grupi me 42 studentë, kryesisht nga dega e Inxhinjerisë idustriale, u prit në Sallën e madhe të Autoritetit Portual nga Drejtori i Drejtorisë së Teknikës dhe Zhvillimit, Rafaelo Rexho, i cili pasi u uroi mirëseardhjen i njohu shkurt vizitorët me disa nga projektet e ardhshme në portin më të madh të vendit.

Specialistët e sektorit të Promocionit i njohën studentët nga Finlanda me kapacitetet portuale si dhe me projektet që po zbatohen aktualisht në port.

Më pas grupi i studentëve vizitoi Terminalin e Mallrave Gjenarale si dhe Terminalin e Udhëtarëve.

Specialistët portualë iu përgjigjën gjithashtu interesimit të të rinjve universitarë finlandezë, të cilët më parë kishin vizituar edhe disa porte të tjerë të Mesdheut.

fimg_9847
ffimg_9815
fimg_9802
fimg_9839
fimg_9863