Mesditen e së premtes, një grup studentësh të Universitetit Shtetëror të Prishtinës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e portit të Durrësit.
Grupi prej 54 studentësh të shoqëruar dhe nga pedagogë të fakultetit të Inxhinjerisë është mirëpritur nga stafi i APD, në Sallën e Trajnimeve me një leksion të shkurtër janë njohur me kapacitetet portuale.
Gjatë vizitës në kalatat e portit studentët nga Kosova i përshëndeti dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare.
Prof. Dr. Ilir Doçi, prodekan i fakultetit u shpreh se “në pamundësi që ti shohin në Kosovë teknologjitë bashkëkohore për përpunimin e mallrave me anije, ne gjetëm mirëkuptimin dhe mikpritjen e APD për tu njohur me këto teknologjitë bashkëkohore, duke filluar nga ngarkimi, transporti i mallit e deri të shkarkimi. Studentët e nivelit Bachelor dhe Master dhe 2 -3 Profesorë të fushave përkatëse ishin pjesë e Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike, Komunikacion dhe Transport, Inxhineri Industriale dhe Menaxhim, Konstruksione dhe Mekanizëm si dhe Drejtimi Mekatronikë.
Ata shprehën mjaft interes për njohuritë praktike, si dhe për një bashkëpunim të mundshëm mes Universitetit të Prishtinës dhe APD-së.