18 qershor 2026
Më 16 -17 qershor 2026, u zhvillua Takimi i 6-të i Komitetit Drejtues të Projektit Renewport në selinë e Autoritetit Portual të Detit Tirren Verior në Piombino, Itali. Gjatë takimit u diskutua progresi i aktiviteteve pilot dhe investimeve në kuadër të WP2, zbatimi i WP3, çështjet e komunikimit dhe menaxhimit të projektit, si dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të aktiviteteve të projektit.
Gjatë takimit – Autoriteti Portual i Durrësit prezantoi ecurinë e investimit për instalimin e paneleve fotovoltaike në godinat administrative të Portit të Durrësit.
Studimi i parafizibilitetit është përfunduar me sukses dhe procedura e tenderimit për furnizimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike është shpallur. Aktualisht, Autoriteti Portual i Durrësit është në pritje të ofertave nga operatorët ekonomikë.
Nënshkrimi i kontratës parashikohet të realizohet rreth një muaj pas përfundimit të procedurës së tenderimit, ndërsa instalimi i paneleve fotovoltaike pritet të përfundojë brenda muajit shtator 2026. Ky investim do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit energjetik dhe promovimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme në Portin e Durrësit.




