Autoriteti Portual Durres, nëpërmjet Njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, është përfaqësuar në takimin e dytë të Projektit TREASURE, i cili fokusohet në zbutjen dhe reduktimin e sedimenteve dhe ndotjes së ujit në zonat portuale, duke trajtuar një çështje urgjente që prek bregdetin dhe ekosistemet detare. ℹ️Takimi dy ditor që po zhvillohet në Valencia (Spanje), ka bërë bashkë partnerët e projektit, si dhe grupet e interesit, ku po trajtohen hollësisht planet e përbashkëta të punës.
📌Në fokus: – Metodologjia që çdo partner ka ndjekur mbi mbledhjen e të dhënave, me qëllim zhvillimin i një indikatori të përbashkët mjedisor, si dhe Qasja e Matricës së Menaxhimit të Rrezikut sipas mënyres WOE
– Hapja e thirrjes TREASURE për shprehje interesi për teste sipas teknikave të reja për rehabilitimin e mjedisit në zonat portuale, ku të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun bashkëlidhur brenda datës 13 dhjetor 2024.