Takimi i parë i projektit SA-Connectivity

Takimi i parë i projektit SA-Connectivity u zhvillua më datë 18 korrik 2024 në ambjentet e Rajonit të Pulias në Bari, Itali. Lideri i projektit, Rajoni Pulia (Sektori i Infrastrukturës së Lëvizshmërisë), udhëhoqi takimin në të cilin u diskutuan të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen për implementimin e projektit.

Secili partner prezantoi planin e tij pilot dhe kalendarin e aktiviteteve të parashikuara.

Autoriteti Portual Durrës, nëpërmjet projektit SA-Connectivity do të përfundojë implementimin e Sistemit të Komunikimit Portual (PCS) i cili do u shërbejë të gjithë aktorëve që veprojnë brenda territorit të Portit të Durrësit duke u mundësuar ndërveprim dhe shkëmbim informacioni në kohë reale.