Takimi i parë Kick Off i projektit TREASURE në Livorno me 3-4 Prill 2024.

🇪🇺⚓️🇦🇱Krah partnerëve në takimin e I-rë të Projektit Treasure – INTERREG Euro-Med Programme.

Kontributi në këtë projekt thelbësor në mbrojtje të biodiversitetit dhe infrastrukturës së gjelbër, në të dy portet e kompleksit portual Durrës-Porto Romano,  mbetet prioritet i kompanisë tonë me qëllim reduktimin e të gjitha formave të ndotjes gjatë aktivitetit portual.

ℹ️Projekti mbështet nevojat e Autoritetit me dy porte për mbrojtje të integruar të mjedisit detar, në përputhje me normat europiane të cilësisë si dhe në zbatim të standardeve të ISO 14001:2015.

Dinamika e zhvillimeve të Marinës Detare , krahas aktivitetit të përditshëm portual, shoqërohet me zhvillim të qendrueshëm, që kërkon monitorim dhe matje të parametrave mjedisorë, me qëllim mbrojtjen e mjedisit detar.

Sfidat , eksperiencat dhe inovacioni janë përshtatur më së miri në Portin e ri në Porto Romano, ku synohet arritja e standardeve sipas normativave të përditësuara të Bashkimit Europian🇪🇺.

#InterregEuroMED#DurresPortAuthority#InternationalCooperationUnit