Ne ambientet e Autoritetit Portual Durrës me date 18 shkurt 2025 u zhvillua takimi i tretë i projektit TREASURE, një iniciativë e mbështetur nga Interreg Euro-MED dhe Bashkimi Europian. Ky projekt synon përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe mbrojtjen e biodiversitetit përmes metodave inovative të monitorimit dhe rehabilitimit mjedisor.
Bashkepunimi me partneret e projektit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit mjedisor në portet mesdhetare, duke sjellë zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e ekosistemit detar.
Me date 19 shkurt 2025, partnereve te projektit TREASURE ju bashkuan aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, për të diskutuar mbi nismat e mbrojtjes se mjedisit në Albania, për të mbështetur dhe për të ndarë praktikat më të mira të zhvilluara në kuadrin e Programit Interreg IPA ADRION – ASAP project , Programi Interreg Euro-Med TREASURE | Testimi i masave të reja të cilësisë mjedisore në dhe rreth projektit të porteve Euro-MED dhe projektit TRUE-BLUE.