Bashkëpunimi institucional në Terminalin e trageteve gjatë periudhës së festave të fundvitit, si dhe krijimi i kushteve normale të kontrollit kufitar dhe doganor në shërbim të bizneseve që shfrytëzojnë tragetet, ishin temat kryesore të Takimit konsultativ që u iniciua dy ditë më parë nga Drejtori Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici.
Së bashku me drejtoren e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi, drejtorin e Doganës Durrës, Agron Lamaj, si dhe përfaqësues të Terminaleve dhe Agjencive të interesuara, pjesmarrësit në Takim e quajtën të domosdoshme ngritjen brenda marsit 2018 në Terminalin e Trageteve të një Tende për kontrollin fizik të kufirit dhe doganës. Në të njejtën frymë bashkëpunimi për ti shërbyer biznesit do të punohet për krijimin e një Zone Sterile në zonën e eksportit.
Përmirsimi i shpejtësisë së operimit gjatë kontrolleve, duke rritur sipërfaqen dhe koridorin e lëvizjes pranë skanerit; vendosja e afateve kohore limit lidhur me hyrjen e kamionëve në port; transferimi i makinave të bllokuara nga terminali i trageteve në një zonë më të përshtatshme; shfrytëzimi i territorit pranë hyrjes 4 nga Agjencitë Detare përbëjnë disa nga përfundimet e Takimit konsultativ me përfaqësuesit e institucioneve dhe agjencive që operojnë në hapësirën portuale.
Në Takimin e ardhshëmtë Këshillit Konsultativ, me pjesmarrje më të gjerë të përfaqësuesve, do të diskutohet mbi Plan-Biznesin dhe Tarifat e APD për vitin 2018.