Pesë anije me kontejnerë dhe mallra të ndryshme po ankorohen që nga mëngjesi i ditës së hënë në portin e Durrësit.
Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se anijet tregtare, dy nga të cilat janë ankoruar që në orët e para të mëngjesit në kalatat e portit do të shkarkojnë kontejnerë, grurë, xhama, çimento dhe skrap, në një sasi të përgjithshme prej afro 18 mijë ton mallra dhe 418 kontejnerë.
Bashkë me anijet “Sirios Cement” që po ngarkon 12.500 ton çimento për eksport dhe “Rainbow H” dhe “NS Helse” që po shkarkojnë nga fundjava e kaluar, përkatësisht 4200 ton çimento të bardhë dhe 2159 ton rrotativa hekuri, sot paradite në kalatat 2 dhe 6 janë ankoruar dhe kanë filluar përpunimin edhe anijet tregtare “Mereving” me 5496 ton grurë dhe “Tongan II” me 418 kontejnerë.
Po sot pritet të mbërrijnë në radën portuale edhe tre anije të tjera, “Nali” me 2250 ton arka me xhama, “NS Nevela” me 3293 ton çimento dhe “Mistral” me 6816 ton skrap.