Terminali i Kontejnerëve, një vinç tjetër përpunimi me kapacitet 100 ton

Javën e ardhshme në Terminalin e kontejnerëve do të funksionojë një vinç tjetër i lëvizshëm, çka pritet të rrisë kapacitetin e përpunimit në këtë Terminal.

Vinçi mobil tip Reggiane MHC 130, mbërriti dhe u shkarkua të shtunën e kaluar, në prani të stafit teknik tw specialistëve tw APD-sw , Drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të APD-sw, Gazmend Shalsi, dhe Drejtorit të përgjithshëm të Administratës Detare, Gazmend Tahiri.

Vinçi u instalua në kalatën 6 të portit. Nga konçesionari DCT mësohet se Vinçi i lëvizshëm me goma që do të fillojë punë javën e ardhshme ka një kapacitet maksimal 100 ton, një rreze prej 44 metra si dhe fuqi motorrike 1000 kuaj fuqi.

Mbërritja e këtij vinçi, së bashku me atë ekzistues mundësojnë përpunimin e njëkohshëm të dy anijeve me kontejnerë.

Sipas Plan – Biznesit të APD, të hartuar në bashkëpunim me specialistët konçesionarë, gjatë vitit 2015 pritet që në Terminalin e kontejnerëve të përpunohen mbi 128 mijë kontejnerë, ose 29.2 përqind më shumë se sa në vitin 2014.