Gjatë muajit tetor 2020, volumi i mallrave të përpunuar në portin më të madh të vendit ka shënuar një rritje prej 10%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar.
Sasia e përgjithshme e mallrave të përpunuar arrin në 355,824 tonë ose 30,878 tonë më shumë se në tetor të vitit 2019.
Nga të dhënat statistikore të APD, mësohet se gjatë tetorit të kaluar nga anijet tregtare në Terminalet Perëndimor dhe Lindor janë përpunuar mbi 138 mijë tonë mallra import-eksporti.