Tragetet, 2011 – 2017: Rritet numri i udhëtarëve, bie numri i lundrimeve

Numri vjetor i lundrimeve të trageteve në linjat Durrës – Bari, Durrës – Ankona

– Trieste e kthim nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka ardhur duke u ulur, ndërsa gjatë së njejtës periudhë numri i udhëtarëve dhe automjeteve është rritur gradualisht.

Sektori i Statistikave ka publikuar në faqen e APD të dhënat krahasuese për periudhën 7-vjeçare 2011 – 2017, ku vihet re se numri i lundrimeve të trageteve gjatë një viti nga 1.431 gjithsej në vitin 2011 është ulur në 1.012 (v. 2017).

Ndërkaq, numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë linjat detare me portet e Italisë gjatë vitit 2017 arriti në 879.905 gjithsej, nga 853.748 udhëtarë të regjistruar në vitin 2011.

Vitet 2011 dhe 2017 janë dy periudhat me numrin më të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete, ndërsa numri më i ulët i tyre është shënuar gjatë vitit 2013, kur tragetet u frekuentuan nga 717.399 udhëtarë me 215.701 autovetura, kamjonë dhe trajlerë gjithsej.