Tragetet e linjave në nëntë muaj transportojnë 563 mijë t mallra/ 9 tetor 2020

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, kanë transportuar 563 mijë t mallra të ndryshme.

Kjo shifër është më e vogël se sa ajo e së njejtës periudhë të vitit të kaluar, për shkak të kufizimeve të lundrimeve prej pandemisë së Covid-19.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave, mësohet se gjatë këtyre 9 muajve tragetet kanë kryer 553 lundrime, ose 252 të tilla më pak se në janar-shtatorin e vitit 2019.

47,792 kamionë dhe trajlerë janë transportuar nga tragetet e linjave nga Durrësi gjatë këtij 9-mujori, ndërsa numri i autoveturave personale ka arritur në 50,592.