Gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti tragetet e linjave të Durrësit kanë transportuar më pak udhëtarë dhe më shumë mallra.
Nga të dhënat operative statistikore mësohet se në periudhën janar-maj të këtij viti tragetet kanë transportuar afro 308 mijë ton mallra, ose 4 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve që kanë preferuar të lëvizin me tragete që nga fillimi i vitit ka arritur në afro 183 mijë, ose 2.361 udhëtarë më pak se sa vitin e kaluar.
Numri i pasagjerëve në dalje është rritur me 5 përqind, duke arritur shifrën 108.143, ndërsa në hyrje ka një rënie prej 9 përqind. Udhëtarët shqiptarë janë përoruesit më të mëdhenj të trageteve, me 131.155 pasagjerë, ose 3 përqind më shumë se në 5 muajt e vitit 2014.
Në këta pesë muaj tragetet kanë kryer 19 lundrime më pak, duke transportuar mbi 31 mijë autovetura dhe mbi 24 mijë kamjonë.