Mbi 3,420 vetë, vendas dhe të huaj, me 890 autovetura, kanë lundruar mesatarisht çdo ditë gjatë muajit korrik të këtij viti, në tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës e anasjelltas.
Nga të dhënat statistikore të APD, mësohet se tragetet gjatë muajit të kaluar kanë kryer 110 lundrime vajtje ardhje me rreth 106 mijë udhëtarë gjithsej.
Që nga fillimi i vitit tragetet janë shfrytëzuar nga 238,438 udhëtarë me 68,168 autovetura gjithsej.
Në këto 7 muaj tragetet kanë kryer 545 lundrime vajtje-ardhje.