Gjatë muajit janar të këtij viti tragetet e linjave për çdo 5 udhëtarë kanë transportuar mesatarisht edhe një autoveturë.
Nga të dhënat statistikore të APD, mësohet se në muajin që lamë pas 53.705 pasagjerë dhe 10.853 autovetura kanë preferuar të lëvizin me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.
Brenda një muaji tragetet kanë kryer 83 lundrime vajtje – ardhje, duke transportuar njëkohësisht edhe 62.786 ton mallra gjithsej.
Nga të dhënat e APD, mësohet gjithashtu se në muajin e parë të vitit 5.429 kamjonë dhe trajlerë kanë shfrytëzuar tragetet për transportin e mallrave të import-eksportit.