Tragetet në janar – maj 2017: 5 përqind më shumë udhëtarë dhe autovetura

Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim gjatë periudhës janar-maj të këtij viti kanë kryer 36 lundrime më pak se sa në të njejtin 5-mujor të vitit të kaluar. Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar tragetet është 5 përqind më i lartë, ndërsa ai i mallrave shënon 6 përqind më shumë se sa në 5 muajt e parë të vitit 2016.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave, në pesë muajt e parë të këtij viti tragetet janë frekuentuar nga 225.825 udhëtarë gjithsej.

Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar në të dy anët e Adriatikut 41.949 autovetura gjithsej, ose 5 përqind më shumë se sa në të nejjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një rritje prej 10dhe 6 përqind kanë patur edhe transportet e kamjonëve dhe trajlerave.

Automjetet e mëdha kanë transportuar një vëllim të përgjithshëm prej afro 336 mijë ton, me një rritje prej 6 përqind edhe në eksporte dhe importe. Mallrat që i drejtohen porteve të tjera arrijnë shifrën prej mbi 126 mijë ton, ndërsa ato të importeve në 209 mijë ton gjithsej.