Tragetet në janar-shkurt 2018: Më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se në dy muaj 2017

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë trasportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë, krahasuar me periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD mësohet se gjatë periudhës 2-mujore tragetet janë shfrytëzuar nga afro 83 mijë udhëtarë, ose 9 përqind më pak se sa e njejta periudhë e vitit 2017.

Burimet thanë se në muajin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar mbi 135 mijë ton mallra, të ngarkuar në kamjonë dhe trajlera.

Kjo është një sasi 18 përqind më e lartë se sa e dy muajve të parë të vitit 2018, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 16 dhe 21 përqind. Tragetet gjithashtu kanë transportuar 10.648 kamjonë dhe 903 trajlerë në dy muaj, përkatësisht 10 dhe 18 përqind më shumë se sa në janar 2017.

Nga të njejtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 147 lundrime vajtje-ardhje, ose 1 lundrim më shumë se në dy muajt e parë të vitit të kaluar.