Rreth 1200 udhëtarë dhe 370 automjete kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.
Ata janë kryesisht bashkëatdhëtarë me banim dhe punë në vende të ndryshme të Evropës perëndimore, të cilët shfrytëzojnë ditët e pushimit për të festuar të djelën Pashkën pranë familjeve të tyre.
Udhëtarët kanë mbërritur sot paradite me tragetet “Rhapsody” dhe “Rigel III” të linjës Bari – Durrës dhe pas përpunimit të shpejtë në Terminalin e Trageteve kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt qyteteve të tyre të origjinës.
Numri i udhëtarëve në prag të festave të Pashkëve ka pësuar rritje edhe në portin e Durrësit.