9 prill 2025
Trajnimi i stafit vijon të mbetet instrument kyç për zhvillimin e përgjithshëm të aftësive profesionale por edhe kualifikimin dhe ekspertizën e burimeve njerëzore në APD. Në kuadër të këtij objektivi, prej më shumë se 14 vitesh vijon bashkëpunimi i ngushtë dhe i suskseshëm ndërmjet Portit të Durrësit dhe Qendrës së Trajnimeve Portuale të Portit të Portit të Andwerpit(APEC), ku nga viti në vit kanë kryer trajnime profesionale me dhjetra punonjës të portit të Durrësit.
Pjesë e kurrikulave të trajnime të programuara nga Njësia e Cilësisë dhe Standardeve në bashkëpunim me ekspertët e kësaj qendre ishte edhe trajnimi dy ditor, i cili kishte në fokus marketingun dhe komunikimin strategjik të porteve, me qëllim mbështetjen dhe avancimin e personelit në menaxhimin më efektiv të detyrave funksionale por edhe aftësimin dhe promovimin e tyre në role të reja në fuksion të projekteve zhvillimore në portin e Durrësit.
Ky trajnim, i cili u organizua gjatë datave 7-8 prill, në ambjentete Sallës së Konferencave “Hysni Aruçi”, nën referimin e z. Nico Suys, Ekspert në Menaxhimin e Projekteve Portuale, vëmendje të vecantë i kushtoi dy projekteve të reja strategjike në kompleksin portual Durrës- Porto Romano dhe aspekteve të tilla si:
• Rëndësia e marketingut në sektorin portual dhe kuptimi i dinamikës së tregjeve konkuruese në porte
• Strategjitë e marketingut dhe komunikimit në porte me fokus tendecat në logjistikën portuale dhe zinxhirët e furnizimit global
• Komunikimi efektiv me përdorues të portit nëpërmjet marketingut dixhital dhe mediave sociale
• Roli i qendrueshmërisë dhe menaxhimi i riskut në negocimin e kontratave koncesionare në porte
Në funksion të implementimit por edhe menaxhimit me efikasitet të strategjive të marketingut dhe komunikimit në porte, në vazhdën e zhvillimeve inovative dhe digjitale, të cilat do të jenë të integruara masivisht në të dy projektet madhore për modernizimin, automatizimin dhe maksimizimin e kapaciteteve të infrastrukturës dhe logjistikës portuale në Durrës, kualifikimi në vazhdimësi i stafit portual dhe thellimi i bashkëpunimit me qendrat ndërkombetare të trajnimeve në sektorin detar mbeten objektiva parësore të APD.