Trajnim Ndërkombëtar për Menaxhimin e Terminaleve të Konteinerëve

02.6.2026

Investimi në zhvillimin profesional të stafit dhe përvetësimi i praktikave më të avancuara të industrisë portuale mbeten një prioritet për Autoritetin Portual Durrës.

Në këtë kuadër, Drejtori i Divizionit Operacional, Erjon Brinja, mori pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Menaxhimi i Terminaleve të Konteinerëve”, organizuar nga Antwerp/Flanders Port Training Center (APEC) në Antwerp të Belgjikës, gjatë periudhës 18–29 maj 2026.  

Programi i trajnimit u fokusua në menaxhimin dhe operimin e terminaleve të konteinerëve, optimizimin e proceseve logjistike, rritjen e efikasitetit operacional, si dhe njohjen me praktikat më të mira të aplikuara në portet moderne. Trajnimi përfshiu leksione profesionale dhe vizita në terren në një nga qendrat më të rëndësishme portuale të Evropës.  

Pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit të APD-së dhe në përvetësimin e njohurive bashkëkohore që mbështesin modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të operacioneve portuale në Portin e Durrësit.