Trajnim për stafin IT në Port, fokus në përditësimin e sistemit “Mainsaver”

10 mars 2026

Në ambientet e Sallës së Konferencave “Hysni Aruçi” u zhvillua një trajnim i dedikuar për stafin që operon me sistemet e teknologjisë së informacionit në port, me qëllimkonsolidimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e përdorimit të platformave digjitale që mbështesin proceset e përditshme të punës në sektorin portual.

Ky trajnim u organizua në kuadër të përditësimit të sistemit“Mainsaver”, i cili në versionin e tij të ri sjell funksionalitetedhe përmirësime të mëtejshme në menaxhimin e proceseve tëmirëmbajtjes dhe administrimit të të dhënave. Sesioni iudedikua punonjësve që kanë akses dhe operojnë me këtësistem, me synimin për të rritur efikasitetin në përdorimin e moduleve dhe opsioneve të reja.

Zhvillimi i këtyre trajnimeve realizohet në mënyrë periodike, sipas një programi të strukturuar kualifikimi për stafin, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të aftësiveprofesionale dhe në modernizimin e proceseve të punës nëportin më të madh në vend.