Transformatorët e rinj të OSHEE-së mbërrijnë në Portin e Durrësit

Pjesë e përpunimit të mallrave gjatë kësaj jave në Portin e Durrësit kanë qenë dhe dy transformatorë elektrikë, të cilët do të shfrytëzohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Pajisjet e specializuara kanë mbërritur në Portin detar me anijen “Atlantic South”, ndërsa procesi i shkarkimit është realizuar pranë kalatës numër 5 të portit. Transformatorët me peshë përkatësisht 43 dhe 46 ton po transportohen tashmë me automjete të specializuar drejt Farkës dhe Fushë Kuqes, ku do montohen në n/stacionet elektrikë të menaxhuar nga OSSHE.

Procesi i përpunimit të mallrave në kalatat portuale vijon me intensitet, ku në terminalin e Konteinerëve po vijon sot shkarkimi i 280 konteinerëve.