Transporti i mallrave me konteinerë nga/drejt portit më të madh të vendit ka pësuar një rritje tjetër gjatë periudhës janar-maj të këtij viti/ 28 qershor 2021

Nga 86 anijet e specializuara që janë akostuar në Terminalin përkatës, në pesë muaj janë ngarkuar dhe shkarkuar për import-eksport 55,415 TEU (njësi konteinerike) me një sasi të pëgjithshme prej mbi 656 mijë ton mallra.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2020, sasia e mallrave këtë vit është rreth 80 mijë t më e lartë, ndërsa numri i kontejnerëve TEU është rreth 2 mijë njësi më shumë.

Pjesa më e madhe e anijeve me konteinerë kanë mbërritur në Durrës nga portet e specializuara të Gioia Tauros (Itali) dhe Pireut (Greqi), ku shkarkohen konteinerë nga vende të ndryshme të Europës, Azisë dhe Afrikës.

Më pak anije me konteinerë mbërrijnë në Durrës nga disa porte të tjerë në Maltë, Itali, Spanjë dhe dhe Kroaci.