Gjatë tre ditëve të fundit të muajit maj në portin e Durrësit pritet të ankorohen 8 anije me mallra të ndryshme, një prej të cilave tashmë ka mbërritur në radën portuale. Ndërkaq vazhdon përpunimi i anijeve “Yamal”, “Frosina” dhe “Sirena”, të cilat po shkarkojnë përkatësisht 2511 ton xhama, 4010 ton çimento dhe 3180 ton grurë.
Nga burimet e dispeçerisë portuale, mësohet se anija “Ece G”, që ndodhet në radë do të shkarkojë 4200 ton grurë.
Nga dita e premte deri të djelën e fundit të muajit, në kalata pritet të mbërrijnë dy anije me kontejnerë, dy anije me çimento, (një nga të cilat ngarkohet me çimento të prodhuar në vend), dy anije që shkarkojnë melaminë dhe grurë, dhe një tjetër që do të ngarkohet me squfur.
Nga anijet e fundjavës do të përpunohen 23.500 ton mallra dhe 330 kontejnerë gjithsej.