Njihuni me “Sea Eagle II” velierën e aluminit më të madhe në botë.
Një nga mjetet lundruese më unike në llojin e vet është ndalur mëngjesin e sotëm në molin 5 të Portit më të madh në vend. Një prodhim i vitit 2020 nga prestigjozi i ndërtimit të superjahteve “Royal Huisman”, “Sea Eagle II” karakterizohet nga një superstrukturë alumini prej 81 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 6 m dhe një tonazh prej 1,104 tonësh çka e rendit atë si velierën me konstruksion alumini më të madhe në botë.
“Shqiponja e Detit II” e cila lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka mbërritur pas një lundrimi 3 ditor nga ishulli i Itakës (Greqi) dhe do të vijojë itinerarin në eksplorim të brigjeve të Adriatikut.