Veliera “Running of waves”dhe katër jahte në portin e Durrësit

-Në kalata përpunohen katër anije me mallra-

Veliera “Running of waves” dhe katër jahte turistike të madhësive të ndryshme janë ankoruar gjatë 24 orëve të fundit në portin e Durrësit.

Veliera me gjatësi 64 metra e gjërësi 9.5 metra ka 15 udhëtarë turistë në bord dhe ka lundruar dy netë më parë nga ishulli I Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa mbrëmjen e kaluar është nisur nga porti drejt Kotorrit (Mali I Zi).

Bashkë me anijen turistike që është regjistruar në portin La Valleta (Maltë), kalatat 4 dhe 5 të portit më të madh të vendit janë ankoruar gjatë orëve të fundit edhe katër jahte, dy prej të cilëve vazhdojnë të marrin shërbimet në Durrës.

Sezoni turistik në portin më të madh të vendit tonë nisi 10 ditë më parë kur në kalatën 4 u ankorua kroçera “La Belle de l’Adriatique” me 188 turistë francezë.