Veliera turistike “Sea Cloud” për të dytën herë brenda sezonit turistik në port

59 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga SHBA kanë mbërritur sot në Durrës në bordin e velierës “Sea Cloud”.

Anija turistike ka lundruar natën e kaluar nga Kotorri (Mali I Zi) drejt Durrësit, ndërsa në mbrëmje do të vijojë turin drejt portit të Sarandës.

55 nga udhëtarët e velierës janë nga SHBA, dy nga Australia dhe dy të tjerë nga Gjermania.

Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e Valetas.

Ajo viziton Durrësin që prej 7 vjetësh. Vetëm gjatë kësaj vere ajo do të ankorohet në portin e Durrësit edhe 5 herë të tjera.

Sot në portin e Durrësit ndodhen të ankoruara edhe pesë jahte turistike. Po ashtu janë në proces përpunimi edhe tre tragete dhe dy anije tregtare.