Sot në mëngjes në kalatën 4 të portit të Durrësit u ankorua velieri luksoz “Sea Cloud” me 58 udhëtarë të huaj në bord. Një pjesë e tyre u nisën me autobuzë drejt qyteteve historike të Krujës dhe Beratit.
Velieri që do të ankorohet edhe 3 herë të tjera gjatë këtij sezoni në portin më të madh të vendit, sot në ora 18.00 do të niset drejt porteve të Malit të Zi
Ndërkaq në kalatat 1, 2, 5, 6 dhe 11 vazhdon përpunimi i pesë anijeve tregtare me mallra të ndryshme si çimento, rrotativë hekuri, ure’ dhe kontejnerë. Një anije tjetër me lidhje llamarine ndodhet në radën portuale.