Që prej ardhjes tuaj si drejtues në APD jeni shoqëruar me ngjarjet kryesore, atë të tërmetit dhe COVID-19. Si e keni përballuar ju si drejtues por edhe njëkohësisht sfidat e Autoritetit Portual Durrës, i cili ka qenë pjesë e përballimit të këtyre situatave në vend?
Është e vërtetë që APD ka qenë i angazhuar në menaxhimin e këtyre krizave, qoftë në pikpamjen e burimeve njerëzore, mjeteve, koordinimit logjistik edhe ekipeve të emergjencave. Kjo ka ndodhur që në orët e para pas tërmetit në Nëntor. Kemi vijuar më pas me koordinimin e operacioneve të shpëtimit sëbashku me ekipet e prefekturës dhe forcave të armatosura kemi vijuar me koordinimin e ekipeve të huaja falë ndihmës së ekipeve franceze, italiane dhe ekipeve mjeksore të Urdhrit Sovran të Maltës, dhe ky suport logjistik që kemi dhënë ato orë të para pas tërmetit ka vijuar dhe vijon edhe sot e kësaj dite për të ndihmuar në këtë fazë të dytë që është faza e rindërtimit, qoftë duke ndihmuar ekipet e Bashkisë për pastrimin e shesheve dhe shembjet e kontrolluara qoftë edhe për të lehtësuar atë aspekt më social pas tërmetit edhe me ekipet tona për të ofruar mbështetjen humanitare edhe në ditët që flasim. Situata me COVID-19 ka qenë një stres-test i dytë për Portin, po besoj që falë bashkëpunimit dhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës kemi arritur ta përballojmë me sukses dhe jemi aktualisht duke konsideruar masat lehtësuse që do të na çojnë në një të ardhme të afërt edhe në një hapje më të zgjeruar të trafikut të pasagjerëve. Besoj se këto dy kriza qoftë ajo e tërmetit por edhe kjo e COVID-19, na kanë mësuar dhe disa gjëra në fakt qoftë edhe për rolin e Portit në Durrës por edhe bashkëpunimin e portit me qytetin, besoj se nëse porti dhe qyteti arrijnë të bashkëpunojnë si duhet, çdo lloj krize mund të përballohet më së miri. Mësimi i dytë do thoja unë është që gjatë përballimit të këtyre dy fatkeqësive ka lindur dhe vokacione vullnetarësh, të rinjsh që janë angazhuar dita ditës qoftë në periudhën pas tërmetit por edhe tani qoftë në aspektin humanitar por edhe përgjegjësinë tonë sociale për t’ju gjendur pranë personave që kanë vuajtur pasojat e këtyre 2 fatkeqësive.
Meqënëse jemi në fazat lehtësuese të pandemisë dhe ka filluar edhe hapja e pothuajse pjesës më të madhe të aktiviteteve që operojnë në vendin tonë, një nga sektorët e mbetur pezull është transporti i pasagjerëve, ka bisedime mes dy qeverive, në çfarë faze janë dhe a është gati Porti i Durrësit për të përblluar situatën nga ana e menaxhimit shëndetësor për hyrje dalje duke qenë porta e rëndësishme kufitare e vendit tonë.
Siç e thatë, përjashtuar transportin e pasagjerëve operacionet e punimit në APD kanë vijuar normalisht nuk kanë ndalur në asnjë moment. Për sa i përket pasagjerëve qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi tre protokolle shëndetësore për transportin toksor, ajror dhe detar në mënyrë që në momentin kur vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonit do jenë në kushte që do hapin kufijtë, të jemi të gatshëm ta marrim këtë vendim. Besoj se qeveritë e vendeve të Rajonit dhe Bashkimit Europian po presin datën 15 Qershor, për të bërë një vlerësim të fundit të situatës dhe më pas do të merren vendime përmes marëveshjeve dypalëshe, qoftë për sa i përket Durrësit me portet e Italisë dhe Sarandës me transportin me portet e Greqisë, dhe kjo gjë do të bëhet në mënyrë të koordinuar. Për momentin jemi në fazën e rifillimit dhe hapjes hap pas hapi të pikave kufitare toksore, transporti ajror vijon me atë mënyren e kufizuar përmes fluturimeve Air Albania të riatdhesimit dhe transporti detar do të vijojë besoj në një moment të dytë por shumë shpejt do të kemi një pasqyrë të saktë se si do të veprojmë. Për sa i përket gatishmërisë tonë, siç ju thashë, protokollet janë tashmë të miratuara, të gjithë operatorët portualë përfshirë pronarët e anijeve, agjencitë detare janë lajmëruar për detyrat që kanë në këtë fazë përgatitore, njëkohësisht edhe kompania që operon terminalin e pasagjerëve ka marrë disa detyra specifike për të bërë investime, qoftë për sigurinë shëndetësore në terminal, mënyrat teknologjike për diagnostikimin e temperaturës në distancë, domethënë jemi në kushte gadishmërie të plotë dhe mendoj se do të jemi gati në momentin kur qeveritë do të marrrin vendimin për hapjen e transportit të pasagjereve.
Si ka qenë 4 mujori i parë i këtij viti për inport-eksportin nëpërmjet portit të Durrësit duke patur parasysh edhe ndikimet që mund të ketë patur pandemia?
Duhet të kemi parasysh që transporti i mallrave në 3 mujorin e parë ka qenë pasojë e porosive të dhëna në fundvitin e kaluar dhe mendoj se duhet të mbarojë dhe 3 mujori i dytë i vitit që ne të kemi një vlerësim të saktë të impaktit që ka pasur në tregtinë tonë pandemia e COVID-19, e thënë kjo volume tregtare në 4 mujorin e parë kanë qenë më shumë se 1.2 milion ton mallra që është një trend konsistent me vitet e kaluara që tregon një soliditet të gjithë kapacitetit logjistik në Portin e Durrësit. Nëse shohim në detaj kemi tendencë në rritje të inportit sidomos në sektorin që lidhet me ndërtimin, kemi rritje të hekurit, xhamave, çimentos që kjo lidhet edhe me vijimësi të investimeve që ka në infrastrukturë në Shqipëri në këto momente, qoftë edhe rruga e Arbrit, qoftë edhe akset e tjera rrugore në jug të vendit. Padyshim që ka edhe një rënie të eksporteve dhe kjo lidhet kryesisht me uljen e aktivitetit përpunues në vendet ku ne eksportojmë dhe kjo është shumë evidente në vende si Italia përshembull me ulje të aktivitetit përpunues rreth 30% që është një impakt shumë i madh i pandemisë dhe kjo besoj do të ketë edhe një impakt në vijimësi në muajt që vijnë për sa i përket prodhimit të brendshëm bruto në vendet ku ne eksportojmë dhe kjo shpjegon edhe këtë lloj difenrence mes importeve dhe eksporteve në këto muaj.
Sa i takon projektit për thellimin e kanalit hyrës dhe basenit në Portin e Durrësit në çfarë faze është ky projekt edhe kur pritet të përfundojë pasi do të ketë edhe të mirat e veta Porti i Durrësit.
Është një investim shumë i rëndësishëm nga Autoriteti Portual, thellimi i basenit dhe kanalit do pritet të rrisë kapacitetet përpunuese duke mundësuar ardhjen e anijeve më të mëdha dhe është prioriteti yni prej disa muajsh tanimë, padyshim situata e tërmetit dhe COVID-19 ka penguar vijimësine e punimeve nga operatori privat që i kryen ato, operatori ka filluar punimet me kohë të plotë tashmë, nuk ka më asnjë kufizim në vepimtarinë e tij dhe besoj se do jemi në kushte të përfundimit të këtij projekti dhe marrjes në dorëzim të investimit, gjatë muajve të verës, ky është të paktën limiti edhe kontraktual por edhe një detyrim që duhet përmbushur sa më shpejt.
Duke patur parasysh situatën në të cilën ka kaluar vendi ynë vetë qeveria ka marrë masa për shkurtimin e disa prej planifikimeve në buxhetet e tyre fillestare të këtij viti a ka ndryshuar edhe kjo në një farë mënyre objektivat paraprake te vendosura dhe plan biznesin e Portit të Durrësit për 2020 dhe cili është fokusi aktual i këtyre parashikimeve të ndryshuara gjatë rrugës duhet thënë.
Plan biznesi për një autoritet apo kompani shtetërore si e jona është njëkohësisht edhe udhërrëfyes por edhe një instrument fleksibël, është një instrument orientues për sa i përket investimeve. Padyshim ne kemi adaptuar plan biznesin në vijim të pasojave të tërmetit dhe në vijim të pasojave të COVID-19 dhe prioritet për ne është të krijojmë një balancë sa më të mirë mes nevojës për të rritur të ardhurat e portit për të kryer investime në mirëmbajtjen e infrastrukturës portuale dhe nga ana tjetër të kemi parasysh sigurinë shëndetësore të punonjësve tanë, të pasagjerëve dhe besoj e kemi arritur këtë balancë në modifikimet që qeveria shqiptare ka kërkuar nga plan biznesi i Autoritetit Portual
Intervista e plotë:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=1cSCnxmeGS0&feature=emb_logo