Që nga fillimi i këtij viti në kalatat e portit janë ankoruar 289 jahte turistike, rreth 70 më shumë se sa gjatë gjithë vitit 2016.
Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë. Gjatë muajve të verës 2017 është shënuar një numër në rritje i jahteve luksozë me gjatësi 30-100 metra.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se vetëm në muajt korrik, gusht e shtator numri i jahteve që kanë preferuar portin e Durrësit arrin në 159, ndërsa në gusht janë regjistruar 71 hyrje, më shumë se në çdo muaj tjetër të vitit.Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë.