Vizita në portin e Durrësit: Nxënësit kryeqytetas interesohen për sigurinë në udhëtim

Një grup nxënësish nga një shkollë 9-vjeçare e kryeqytetit vizituan këto ditë portin e Durrësit, në kuadër të një projekti mësimor mbi “Sigurinë e qytetarëve në udhëtim”.

Specialistët portualë të sektorit të promocionit gjatë bashkëbisedimit treguan me terma të thjeshtë se si funksionon porti dhe APD. Fëmijët u njohën gjithashtu edhe me sistemin dhe masat që merren për sigurinë e udhëtarëve në lundrim.

Nxënësit zhvilluan një vizitë në mjediset e Terminalit Perëndimor, në të cilin përveç anijeve me mallra panë nga afër edhe kroçerën e radhës në port.

Në portin e Durrësit herë pas here zhvillojnë vizita njohëse nxënës të Universitetit dhe shkollave të ndryshme nga vendi dhe Kosova.