Në kuadër të ciklit të konferencave të « Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare » pritëm në Portin e Durrësit studentë të Masterit nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Porti i Durrësit si termometër i ekonomisë shqiptare,
Portet si instrument zhvillimi dhe shtet-ndërtimi & sfidat e ligjzbatimit në det;
Investimet e qeverisë shqiptare në drejtim të infrastrukturës portuale dhe zhvillimit të ekonomisë blu në kompleksin portual Durrës – Porto Romano. Kreu i APD-së, Pirro Vengu, i’u përgjigj interesit të studentëve mbi rëndësinë e këtyre projekteve, të cilat synojnë ta kthejnë Durrësin në një qendër logjistike rajonale dhe një instrument të mirëfilltë të strategjisë së Shqipërisë në rajon dhe ne hapësirën Adriatiko-Joniane. Të pranishmit u njohën me kapacitetet aktuale të Portit, fazat në të cilat ndodhen projektet dhe investimet portuale, si dhe me strategjinë e APD-së në kuadër të përgjegjësisë Sociale. Gjatë vizitës studentët u ndalën dhe në Terminalin e Trageteve ku panë nga afër disa nga proceset e punës.