1-29 qershor, ankorohen më shumë anije tregtare në Terminale

Që nga fillimi i muajit qershor në kalatat e portit të Durrësit janë ankoruar 54 anije gjithsej, shumica e të cilave tashmë e kanë përfunduar proçesin e përpunimit. Ky është një numër pak më i lartë se sa ai i regjistruar në muajin paraardhës.

Dy ditë para mbylljes së muajit qershor, nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se në Terminalin e Mallrave Gjenerale, që njihet si Terminali Perëndimor, janë ankoruar 25 anije tregtare me mallra të ndryshme, ose 3 më shumë se në majin e kaluar.

Ndërkaq për të njejtën periudhë, në Terminalin lindor janë përpunuar 12 anije, nga 14 të muajit të kaluar.

Në Terminalin e kontejnerëve, numri i anijeve të ankoruara gjatë qershorit 2017 ka arritur në 17, ose dy më shumë se sa në maj të këtij viti.

Numri i përgjithshëm i anijeve të ankoruara që nga fillimi i këtij viti arrin në 282 gjithsej.