Porti i Durrësit, 15% më shumë konteinerë të përpunuar në 10 muajt e 2026 

12.11.2026 

Aktiviteti në Terminalin e Konteinerëve të Portit të Durrësit ka shënuar rritje gjatë periudhës janar-tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 218.255 TEU është volumi i përgjithshëm i konteinerëve të përpunuar gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me  189.835 TEU në vitin 2025. Kjo tregon rritje prej 28.420 TEU ose rreth 15% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja reflektohet si në operacionet e shkarkimit, ashtu edhe në ato të ngarkimit: 

Shkarkime: 109.637 TEU, me rritje 15,6%. 

Ngarkime: 108.618 TEU, me rritje 14,4%. 

Një tregues i rëndësishëm është edhe rritja me 20,9% e volumit të kontejnerëve plot, nga 107.888 TEU në 130.425 TEU. Në 9 nga 10 muajt e analizuar është regjistruar rritje e volumit në raport me muajt përkatës të vitit 2025, ndërsa prilli rezulton muaji me volumin më të lartë të përpunimit, me 24.836 TEU. Këto tregues pasqyrojnë ecurinë e aktivitetit operacional në Terminalin e Konteinerëve dhe rolin e Portit të Durrësit në shërbim të transportit detar dhe zinxhirit logjistik të vendit.