1 janar – 13 prill 2017: 8 anije me mbi 10 mijë ton çimento, qymyr dhe tuba në përpunim

Që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 8 anije me mbi 10 mijë ton mallra të ndryshme secila.

Sipas të dhënave të Qendrës së Informacionit në APD, anijet me mallra importi dhe eksporti janë përpunuar në Terminalin lindor, i cili ka edhe thellësitë e përshtatshme për hyrje-daljen e anijeve të tonazhit të lartë.

Gjatë 100 ditëve të para të vitit 2017 anija “Sirius Cement” është ngarkuar katër herë me nga 12.500 ton çimento për eksport.

Ndërkohë anija “Agia Ekaterini” ka sjellë dy herë nga 16 mijë ton qymyr nga importi. Po ashtu edhe anija “Souleas” ka sjellë një sasi prej mbi 10 mijë ton qymyr në të njejtën kalatë.

Në fillim të muajit mars nga anija “Sunshine” janë shkarkuar 12.194 ton tubacione, që shfrytëzohen për gazsjellësin TAP, i cili kalon nëpër vendin tonë