10 vite pas dëmtimit, zhvendoset nga Porti i Durrësit motovedeta R 124

Që prej vitit 2010 motovedeta e Rojës Bregdetare R 124 qëndronte në kalatën nr.0 të Portit të Durrësit.
Ajo ishte pozicionuar në bankinë, pas dëmtimit të pësuar gjatë lundrimit të saj të fundit.

Ditën e sotme Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Forcën Detare dhe kompaninë “Ferri Transforwarding Service”, janë angazhuar për të bërë të mundur zhvendosjen e motovedetës drejt Kepit të Palit.

Në këtë “operacion” u angazhuan njësitë ligjzbatuese që operojnë brenda dhe jashtë portit detar, me qëllim lirimin e një hapësire portuale të zënë për më shumë se 10 vite.

Udhëtimi i fundit i kësaj anije në rrugët e qytetit ngjalli jo pak kureshtjen e qytetarëve.