2015, përpunohen afro 3.5 milion ton mallra me anije dhe tragete

Gjatë vitit 2015 në portin e Durrësit janë përpunuar 3,496,364 ton mallra gjithsej. Anijet kanë transportuar 2,751,959 ton mallra eksporti dhe importi, ndërsa tragetet e linjave kanë transportuar 744,405 ton gjithsej.

Në portin e Durrësit gjatë vitit të kaluar janë përpunuar 527 anije tregtare gjithsej, si dhe 1090 tragete me udhëtarë dhe mallra.

Sipas të dhënave operative të Sektorit të Statistikave, krahasuar me vitin 2014 eksportet kanë pësuar një rënie prej 17 përqind, me një volum prej 1,340,327 ton mallra. Ndërkaq mësohet se anijet dhe tragetet kanë shkarkuar gjatë vitit 2015 në portin më të madh të vendit 2,156,037 ton mallra importi, 2 përqind më mirë se viti 2014. Eksportet nga Durrësi zenë 38.33 përqind të volumit të përgjithshëm, ndërsa importet 61.67 përqind.

Në Terminalin përkatës në 12 muajt e vitit që kaloi janë përpunuar 104.060 kontejnerë TEU gjithsej, thuajse gjysma e të cilëve i përkasin importit dhe gjysma tjetër eksporteve. Krahasuar me vitin 2014, gjatë vitit të kaluar janë përpunuar 4710 kontejnerë TEU më shumë.