2017: Mediat lokale dhe qendrore, interesim për veprimtarinë e portit më të madh të vendit

Mediat lokale dhe qendrore kanë treguar interesim për veprimtarinë e APD edhe gjatë vitit 2017.

Gazetarët dhe kameramanët e gazetave dhe TV kombëtare e lokale kanë qenë të pranishëm në aktivitetet e organizuara në portin e Durrësit; gjatë vizitave të delegacioneve të huaja, si dhe kanë ndjekur nga afër mbërritjen e mjaft anijeve, trageteve, kroçerave apo jahteve, që u ankoruan në portin më të madh të vendit. Ato kanë pasqyruar gjithashtu edhe të dhënat e përpunimit të mallrave e pasagjerëve në Terminalet e ndryshme të tij.

Kronikat e përgatitura prej tyre janë transmetuar në Tv RTSH, Top Channel, TV Klan, Ora News, TV Report, Vizion +, Adrianet TV, etj. si dhe në gazeta e portale të ndryshme.