23 kroçera me 13.416 turistë nga fillimi i vitit, e fundit mbërrin më 19 nëntor

Numri i përgjithshëm i turistëve që kanë mbërritur në Durrës me kroçera që nga fillimi i këtij viti arrin në 13.416 gjithsej.

Që nga 26 marsi, kur u ankorua kroçera e parë deri më 6 nëntor 2016, në portin më të madh të vendit janë ankoruar 23 kroçera dhe anije veliere, ndërsa më 19 nëntor pritet të mbërrijë kroçera “Albatros”, e fundit për këtë vit.

Turet 10-15 ditore të kroçerave përfshijnë shumë prej qyteteve – porte të Mesdheut, kryesisht të Adriatikut dhe Jonit. Ndërkaq gjatë qëndrimit prej 8-10 orë në vendin tonë turistët vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës. Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për mikpritjen dhe për lehtësimin e kushteve të qëndrimit në portin më të madh të vendit.

Shifrat e turistëve me kroçera gjatë këtij viti janë afro 65 përqind më të larta se sa ato që u regjistruan gjatë vitit 2015. Velieri “Sea Cloud” ka sjellë numrin më të vogël të turistëve, 59 gjithsej, ndërsa në pesë raste të tjera kroçerat kanë sjellë mbi 1.200 udhëtarë