Punonjësit portualë dhe qytetarët e Durrësit përkujtojnë sot me nderim aktin heroik të vinçierit Adem Reka, i cili sakrifikoi jetën në mbrojtje të Bigës Lundruese 100-tonëshe.
Më 17 nëntor 1966, Reka së bashku me kolegët e tij luftuan ndaj forcave të natyrës për të shpëtuar mjetin në të cilin punonin dhe që ndodhej në basenin portual.
Biga lundruese që në vitin 1966 morri emrin “Adem Reka” po i drejtohet 65 viteve të kontributit në portin detar të Durrësit, duke u kthyer në një simbol të portit më të madh të vendit tonë.
Vinçi u bë mjaft i njohur, pas realizimit të filmit artistik të regjisorit Viktor Gjika, “Horizonte të hapura”, që i kushtohej aktit heroik të 17 nëntorit të 54 viteve më parë.
Në lulishten pranë Drejtorisë Ekzekutive të APD-së, është vendosur një bust i heroit Adem Reka, vepër e skulptorit durrsak Dhimitër Harallambi. Ndërsa ditët e fundit është ekspozuar një maket e Bigës Lundruese, punuar në shkallën 1:50 nga mjeshtri Luan Shabani.
Për më shumë se gjashtë dekada, vinçi lundrues me kapacitet ngritës 100 ton, dhe personeli punonjës i tij, ka dhënë një kontribut të veçantë në ngarkim-shkarkimin, brenda dhe jashtë basenit portual, të qindra objekteve, pajisjeve dhe makinerive, të cilat i shërbenin ekonomisë kombëtare. Edhe sot kur kapacitetet e tij bartëse nuk janë ato të fillimit, ai vazhdon të shfrytëzohet në raste të veçanta për funksionet e tij të njohura.